Arteta: Vetëm Arsenali më i mirë e mund Liverpool, presioni normal te ne

by admin
Spread the love

Arsenali përballet nesër me Liverpool në Premier League dhe trajneri Mikel Arteta ka folur për mediave. “Do të përballemi me një nga dy skuadrat më të mira në kampionat. Për t’i mundur ata duhet të bëjmë lojën tonë më të mirë.

Duhet të falënderojmë Klopp dhe stafin e tij për punën që kanë bërë gjatë këtyre viteve. Ata kanë krijuar një ekip të aftë për të konkurruar në të gjitha frontet dhe të suksesshëm”.

“Arsenali skuadra e momentit? Jo, ka ekipe më të mira dhe këtë e thotë tabela. Sa i takon presionit për vendin e katërt, është normal kur luan për klube si Arsenali. Nëse objektivi është vendi i katërt, nuk duhet të ketë presion, por duhet të jetë një motivim”, ka përfunduar Arteta. / oversport.tv

You may also like