Arterioskleroza, si mund të kurohet?

by admin
Spread the love

Është provuar shkencërisht se arterioskleroza është një nga shkaqet kryesore të vdekjes. Ajo shkaktohet nga trashja dhe ngurtësimi i mureve të arterieve. Pak nga pak zgavra e arterieve zvogëlohet, kështu që sasia e gjakut që e përshkron atë, pakësohet. Në këto rrethana indet kanë nevojë për oksigjen dhe lëndë ushqyese.

Nëse arterioskleroza prek enët që ushqejnë zemrën ose trurin, pasojat janë shumë të rënda dhe mund aq sa mund të çojnë deri në vdekje. Ushqimi i pasur me yndyra, teprimet me kafe dhe alkool, pirja e duhanit, qëndrimi ulur, sëmundja e sheqerit dhe tensioni i gjakut, janë disa nga shkaqet kryesore të shfaqjes së arteriosklerozës.

Për fat të mirë, ka disa mënyra për të parandaluar këtë problem kompleks, ndikuar nga faktorë të ndryshëm.

Vitaminat B: Rritja e konsumit të vitaminës B-kompleks, mund t’ju ndihmojë për parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Është provuar se marrja e acidit folik 2.5 mg, 25 mg Vitamina B6 dhe 0.5 mg Vitamina B12 për 1 vit mund të minimizojë bllokimin e arterieve. Rekomandohet të merrni vitamina B nga burimet natyrore, sigurohuni të shmangni versionet sintetike ose gjysmë-sintetike.
Hudhra: Hudhra mund të sigurojë shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë edhe uljen e kolesterolit.
Shega: Ky frut ka aftësinë për të eliminuar bllokimin arterial. Shega mund të përdoret si një terapi efektive për luftimin e kolesterolit të lartë në gjak.
L-argininë: L-arginine është një amino acid i cili ka aftësinë për të parandaluar bllokimin arterial. Sipas më shumë se 30 studimeve, ky amino acid mund të sigurojë 150 përfitime shëndetësore, duke përfshirë edhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Shafran i Indisë: Kompleksi aktiv në shafranin e Indisë, ka veti të fuqishme në luftimin e bllokimit arterial, gjë e provuar nga studime të shumta. Rekomandohet të konsumohet i kombinuar me ushqime të ndryshme./ Healthline

 

 

Lexo lajme interesante

You may also like