Artan Grubi dhe Albin Kurti përshëndesin paradën e shqiptarëve në Nju Jork – Shqip

by admin
Spread the love

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë përshëndetur paradën e shqiptarëve në Nju Jork.

Kjo paradë u ndoq nga afër edhe nga gazetari Blendi Fevziu i emisionit Opinion në Tv Klan.

Artan Grubi: Të dashur bashkëkombas tanë në SHBA. Dëshiroj të përcjell deri te ju urime të sinqerta për vazhdimin e një tradite të mirëfilltë organizative që shfaq para syve të botës tiparet e kulturës dhe krenarisë sonë kombëtare, paradën shqiptare në Nju Jork. Ky organizim i juaji është dëshmi se edhe përkundër jetës larg vendlindjes po vazhdoni të ruani të paprekura rrënjët e identiteti, të nderoni lavdinë e së kaluarës, kujtimin për dëshmorët dhe mbi të gjitha po arrini të ruani në shpirtin e fëmijëve tuaj atdhedashurinë. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë edhe për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të trojeve tona. Për ruajtjen e partneritetit strategjik me popullin amerikan, një miqësi e gjatë dhe e sinqertë që duhet të vazhdojë të kultivohet. Uroj që parada shqiptare e Nju Jorkut të vazhdojë brez pas brezi si reflektim idela i vlerave tona identitare.

Albin Kurti: Të dashur bashkëatdhetarë. Jam shumë i lumtur që më jepet mundësia t’ju drejtohem edhe pse fatkeqësisht nuk mund të jem fizikisht i pranishëm aty. Jam i vetëdijshëm se jam unë që po humb që nuk jam pjesë e një mbledhje kaq të mrekullueshme. Si fillim dua t’ju përgëzoj për iniciativën dhe për demonstrimin e lidhjeve të ngushta të komunitetit shqiptar në SHBA gjatë viteve. Duke konsideruar përmasat e mëdha dhe historinë e pasur të emigrimit në SHBA, shqiptarët ndoshta nuk kanë përmasat e komuniteteve të tjera, por arritjet e komunitetit tonë janë aq të lavdërueshme sa të tjerëve. Në një vit ku ne festojmë 15-vjetorin e Pavarësisë tonë si shtet dhe 145-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, uroj që të vazhdojmë punën e përbashkët në mënyrë që kërcënimet kundrejt nesh si komb si dhe lirive tona individuale të bëhen pjesë e së shkuarës. Përgëzime për punën tuaj dhe gëzuar.

/tvklan.al

You may also like