Arsenali thyen rekordin e golave ​​në Premier League

by admin
Spread the love

‘Topçinjtë’ janë skuadra e parë që shënon dy ose më shumë gola në shtatë pjesë radhazi në kampionatin anglez.

Arsenali shënoi 25 gola në gjashtë ndeshjet e fundit të ligës dhe arriti të thyejë një rekord interesant: ata u bënë skuadra e parë në historinë e Premier League që shënon dy ose më shumë gola në shtatë pjesë radhazi.

‘Topçinjtë’ fituan kundër Newcastle (4-1) në prag të ndeshjes së Champions League

Para fitores 4-1 ndaj Newcastle, ku djemtë e Artetës shënuan nga dy gola në secilën pjesë, ata kishin shënuar tashmë dy gola në pjesën e parë dhe tre në të dytën, kundër Burnley (5-0).

/GazetaBlic Sport/

 

You may also like