Arsenali synon një tjetër “xhevahir” të Ajaxit

by admin
Spread the love

Gjashtë muaj pas nënshkrimit të Jurrien Timber, Arsenali interesohet për një tjetër lojtar të ri të Ajaxit: Jorrel Hato.

Pavarësisht sezonit mjaft të dobët që ka pasur skuadra e Amsterdamit, qendërmbrojtësi 17-vjeçar ka performuar në një nivel të lartë dhe, sipas “The Telegraph”, e ka bindur Mikel Artetën, i cili e sheh një investim afatgjatë.

Lidhur kalimin e shokut të tij Timber dhe ambiciet e tij për të ardhmen, Jorrel është shprehur më parë për ELF Voetbal:

“Lëvizja e tij drejt Arsenalit ishte e mrekullueshme për të. Është gjithashtu ëndrra ime që një ditë të bëj një transferim të tillë, por e di që kam ende një rrugë të gjatë për të bërë.”

Transferimi i Jorrel Hatos te “Topçinjtë” shihet si një skenar i mundshëm në merkaton e verës

Kështu, dy qendërmbrojtësit holandezë mund të luajnë sërish bashkë, këtë herë në boshtin mbrojtës të “Topçinjve”.

You may also like