Arsenali “shuplakë” Çelsit, Arteta: Jemi një skuadër e qëndrueshme, i lumtur për golat

by admin
Spread the love

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, vlerësoi vazhdimësinë e skuadrës së tij ndërsa vlerësoi edhe paraqitjen e kapitenit Odegard, si lideri i “topçinjve”.

“Shumë i lumtur me fitoren, me numrin e rasteve dhe golave që shënuam. Dhe me portën e pastër, që gjithashtu tregon qëndrueshmërinë. Ne nuk ishim shumë të disiplinuar me disa gjëra që bëmë në pjesën e parë dhe duhej të ishim më të disiplinuar dhe këtë e bëmë në pjesën e dytë. E dinim që Odegard ishte një lojtar me talent të madh dhe ai mund të rritej me ne. Ne ishim të bindur se ai mund të shtonte diçka të veçantë në ekip. Ka gjithnjë një dyshim: si do ta përballosh një rol të ndryshëm si kapiten? Ai e ka bërë kaq natyrshëm dhe është i dashur nga të gjithë. Me dashurinë që ka, mjafton që të gjithë të duan ta ndjekin atë”.

Ndërsa autori i golit të parë, Leandro Trosard tha për “TNT Sports”: “Mendoj se goli i hershëm na ndihmoi dhe pas kësaj ne luajtëm shumë mirë. Kishim shumë raste dhe i kthyem në gola. Është një natë e mrekullueshme. Ata thonë se portat e paprekura të ndihmojnë të fitosh ndeshjet. Ne e dimë nëse shënojmë golin, mund të fitojmë 1-0. Por, padyshim, ne duam të shkojmë për më shumë. Sot është nata perfekte. Mendoj se të gjithë punojnë shumë mirë dhe shumë. Jam shumë i lumtur që jam këtu”. Për garën për titull, sulmuesi belg shtoi: “Ne mund të bëjmë vetëm punën tonë dhe kjo është të fitojmë ndeshjet. Ne jemi në rrugën e duhur tani dhe do të përpiqemi të fitojmë pjesën tjetër të ndeshjeve dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like