Arsenali përballet me Brajton, Mikel Arteta: Golat mund të na ndihmojnë në fund të kampionatit

by admin
Spread the love

Me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë të kampionatit, Arsenali e di që kjo i jep një avantazh në një garë kaq të ngushtë për titull në Premier Ligë këtë sezon, ku tri skuadrat e para i ndajnë vetëm 3 pikë në 8 javët e fundit. Megjithatë, pavarësisht statistikave, trajneri Mikel Arteta tha përpara ndeshjes me Brajtonin sot në mbrëmje, se përpjekjet kolektive do ta ndihmojnë skuadrën që të përfundojë në krye të kampionatit në fund.

Arsenali ka shënuar më shumë gola se çdo ekip tjetër në Angli këtë sezon, 72 dhe ka pësuar 24, gjithashtu një rekord. Porta e “topçinjve” ka mbetur e paprekur në 13 ndeshje në total, përfshirë pesë në shtatë ndeshjet e fundit. “Në radhë të parë organizimi në skuadër në fazën mbrojtëse dhe më pas dëshira që lojtarët kanë për të mbajtur portën e pastër, për t’u mbrojtur mirë dhe për t’ua vështirësuar kundërshtarëve tanë, kjo na jep një platformë të madhe. Nëse doni të dominoni ndeshjet dhe të asfiksosh kundërshtarët, duhet të keni topin dhe ta përdorni atë në mënyrën më të mirë të mundshme me një kërcënim maksimal.

Kur nuk e bëni këtë, përpiquni ta fitoni atë sa më shpejt të jetë e mundur dhe sa më shumë që të jetë e mundur në fushë. Kur nuk mund ta bësh këtë, duhet të bësh diçka tjetër. Por të gjithë e dinë se sa e rëndësishme është kjo në futboll, çdo fazë e lojës duhet të jetë e drejtë. Ky është niveli i kampionatit në gjashtë apo shtatë vitet e fundit. Diferencat janë kaq të vogla. Shifrat do t’i shohim në fund. Nëse ato do të ruhen, atëherë mendoj se kemi një shans të mirë”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like