Arsenali bërthamor botëror rritet për herë të parë që prej Luftës së Ftohtë

by admin
Spread the love

“Nëntë nga vendet bërthamore të botës, vazhdojnë të modernizojnë dhe zgjerojnë arsenalet e tyre bërthamore me shpejtësi çka ka të ngjarë të rritet edhe në dekadën e ardhshme”, tha Instituti SIPRI, në një ogur mjaft të zi që shtohet për racën ‘e pandërgjegjshme’ njerëzore.

Që nga Lufta e Ftohtë, arsenali bërthamor pritet të rritet në mbarë botën, theksoi Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes (SIPRI), shkruan Anadolu Agency.

“Nëntë nga vendet me armatim bërthamor në botë, SHBA, Rusia, Britania, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja e Veriut, vazhdojnë të modernizojnë dhe zgjerojnë arsenalet e tyre bërthamore me shpejtësi që ka të ngjarë të rritet në dekadën e ardhshme”, tha nga Instituti SIPRI, me qendër në Stokholm.

Wilfred Wan, drejtor i Programit të SIPRI të armëve për shkatërrim në masë, theksoi se “të gjitha shtetet me armë bërthamore po zgjerojnë ose përmirësojnë arsenalet dhe rolin e tyre në strategjitë ushtarake, duke ashpersuar retorikën e tyre bërthamore”, duke shtuar se “ky është një trend shumë shqetësues”.

Sipas institutit SIPRI, Rusia dhe SHBA së bashku zotërojnë më shumë se 90 për qind të të gjitha armëve bërthamore, ndërsa shtatë vendet e tjera ose janë duke zhvilluar ose duke krijuar sisteme të reja armësh.

Kina, në veçanti, është në një fazë të zgjerimit të konsiderueshëm të arsenalit të saj bërthamor, pasi imazhet satelitore tregojnë ndërtimin e më shumë se 300 leshueseve të reja raketore, theksoi SIPRI./ Anadolu//


Top Channel

You may also like