Pas afrimit të Gabriel Jesus, Arsenali është gati t’i rrëmbejë një tjetër lojtar Manchester Cityt. Këtë herë bëhet fjalë për lojtarin ukrainas Oleksandr Zinchenko.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, klubet kanë një marrëveshje totale mes palëve dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Arsenal do të derdhë në arkat e “Qytetarëve” rreth 30 milionë paund për kartonin e lojtarit.
Zinchenko sakaq do të firmosë një kontratë që do ta mbajë lidhur me “Topçinjtë” deri në vitin 2026. Edhe vetë ukrainasi ka shtyrë fortë për këtë transferim pasi dëshironte bashkimin me Artetan që e kishte zëvendës trajner te Manchester City. /oversport.tv
Foto: Manchester City, Facebook