Arsenal i pandalshëm, “shkatërron” Nottingham dhe rikthehet në krye

by admin
Spread the love

Përballja ndaj Nottingham Forest në “Emirates Stadium” ishte shumë e thjeshtë për Arsenal, që i rimori kreun Manchester City-t.

Ekipi i Artetës “shkatërroi” kundërshtarët e raundit të 14-të të Premier League me rezultatin 5-0, në një ndeshje që e dominoi në çdo moment.

Golat për “The Gunners” i realizuan Martinelli në minutën e 5’, Nelson në minutën e 49’ dhe po ai në minutën e 52’, Partey në minutën e 57’ dhe Odegaard në minutën e 78’.

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka luajti për plot 75’ minuta dhe tregoi një formë shumë të mirë.

Pas këtij takimi Arsenal rikthehet në krye të renditjes me 31 pikë, teksa Nottingham qëndron në fund të renditjes me 9 pikë.

Ndërsa në minutën e 49’ Nelson realizon golin e dytë për vendasit.

3 minuta më pas po Nelson do të gjente rrugën drejt rrjetës duke realizuar dopietë personale dhe golin e tretë për ekipin.

Në fund ishte Partey ai i cili shënoi dhe e çoi rezultatin deri në këto momente në 4-0.

Odegaard thellon më tej avantazhin e Arsenal, duke shënuar golin e pestë në minutën e 78’.


Top Channel

You may also like