ARRSH del me njoftim të rëndësishëm dhe lëshon thirrjen urgjente: Ja akset me problematikë të theksuar

by admin
Spread the love

Prej disa ditësh vendi jonë është pushtuar nga reshjet e dendura të shiut dhe në disa zona ka pasur edhe reshje të borës. me anë të një njoftimi Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione mbi gjendjen e rrugëve në Shqipëri, si pasojë e motit të keq.

ARRSH thotë se reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë.

Më problematike janë rrugët si Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë  Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

ARRSH po ashtu njofton se kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe aktualisht të gjitha rrugëet janë të kalueshme.

Një apel bëhet edhe për shoferët: “Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”.

You may also like