Arrihet marrëveshja Arsenal-City, Gabriel Jesus drejt zbarkimit në Londër

by admin
Spread the love

E ardhmja e Gabriel Jesus duket se nuk ka më dyshime. Braziliani i Cityt pritet të qëndrojë në Premier League, por do të transferohet te klubi i Arsenalit. Sipas asaj që raporton “The Sun” pas disa javësh negociata, palët kanë arritur marrëveshjen përfundimtare.

“Topçinjtë” do të paguajnë në arkat e Manchester Cityt rreth 45 milionë paund për të marrë në ekip sulmuesin brazilian. Një ofertë që i ka kënaqur të dyja palët dhe tashmë pritet të vijë vetëm zyrtarizimi.

Kështu, Arsenali gjen sulmuesin për sezonin e ri pas largimit të Aubameyang drejt Barcelonës dhe Alexandre Lacazette drejt Lyonit. Jesus u detyrua të largohej nga City pas afrimit të Haaland dhe Alvarez, duke e nxjerrë sulmuesin brazilian jashtë projektit të “Qytetarëve”. /oversport.tv

Foto: Manchester City, Facebook

You may also like