Arrestohet “xhepisti” nga Shkupi, vidhte në autobusët e qytetit

by admin
Spread the love





Nga MPB-ja bëjnë me dije se sot zyrtarët policorë të stacionit policor të Bit Pazarit kanë ndaluar një person me inicialet F.S.(53) të cilin e kanë kapur në flagrancë duke vjedhur në xhepat e qytetarëve në një nga autobusët e Shkupit.
“Sot (21.02.2023) në një stacion autobusi në Blv. “Krste Misirkov”, policët nga Qendra e Bit Pazarit kanë ndaluar F.S.(53) nga Shkupi. Ai është kapur në flagrancë duke vjedhur në xhepat e qytetarëve, me ç’rast me të hyrë në autobus i ka vjedhur sende personale shtetasit E.A.(35) nga Shkupi. Personi në fjalë është ndaluar dhe është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentacionit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.”- thanë nga MPB-ja.







Artikulli paraprakOsmani dhe Steinmeier pajtohen për “momentumin e veçantë” të krijuar nga propozimi i BE-së




You may also like