Arrestohet shtetasi serb, ka transportuar migrantë

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Më datën 12.10.2021 rreth orës 11:00 në hyrje të Gjevgjelisë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar ”Bogorodicë” e kanë privuar nga liria M.A. (47) nga Republika e Serbisë. Në automjetin e tij ”skoda superb” me targa nacionale të Serbisë, të cilin ai e ka drejtuar, ka transportuar dy persona migrantë- A.J. (30) nga India dhe M.M. (29) nga Pakistani.
Për rastin është informuar Prokurori Publik, kurse M.A. i është dorëzuar nëpunësve policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufiatre ”Jug”. Migrantët janë vendosur në Qendrën Tranzitore ”Vinojug” në Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like