Arrestohet shkupjani i dënuar me 4 vite burg – Shqip

by admin
Spread the love

Një burrë nga Shkupi është ndaluar për të vuajtur dënimin me burg prej katër vitesh, njoftojnë nga MPB.

“Sot (09.01.2023) në ora 10:00 në rrugën “Dimo Haxhi Dimov” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për bastisje në SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.P (39) nga Shkupi. Ai kërkohej me urdhër qendror të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej katër vjetësh për vepër penale të kryer nga neni 193 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Personi i arrestuar do të dërgohet në institucionin kompetent për vuajtjen e dënimit./KlanMacedonia

You may also like