Arrestohet personi që para tri javësh vodhi 37 mijë funte në një shtëpi në Kaçanik

by admin
Spread the love

Është arrestuar një 26-vjeçar në Ferizaj, nën dyshimin se më 18 janar rreth orës 15:40 kishte vjedhur rreth 37 mijë funte, 5 mijë euro dhe gjësende të tjera në një shtëpi në Kaçanik.

Sipas policisë, i dyshuari e kishte kryer vjedhjen në bashkëpunim me dy të mitur, të cilët aktualisht gjenden në paraburgim për raste të tjera.

“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, mbledhjes së provave të nevojshme, hetuesit rajonalë kanë identifikuar e më pas  kanë arrestuar të dyshuarin: B.C. (M/K), 26 vjeç, të cilin e kanë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se në bashkëkryerje me dy të dyshuar tjerë, të mitur, të cilët janë në paraburgim për raste të tjera, kanë kryer vjedhjen e rreth 40 mijë funteve angleze, një sasi të stolive të arit, një televizor dhe disa mjete pune”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ” Vjedhje e rëndë”, për të vazhduar me procedura tjera hetimore ndaj dy të dyshuarve të tjerë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like