Arrestohet parlamentari indian për komente nënçmuese ndaj Profetit Muhamed – Shqip

by admin
Spread the love

Thakur Raja Singh, një anëtar i Partisë Hindu nacionaliste Bhartiya Janata (BJP) në parlamentin lokal, u arrestua për deklarata nënçmuese për Profetit Muhamed, duke shkaktuar protesta masive në qytetin e Hyderabad në shtetin jugor indian të Telangana.

Në një deklaratë nga policia e Hyderabad, Thakur Raja Singh, një anëtar i BJP-së i asamblesë legjislative të shtetit, u arrestua të martën në mëngjes pasi u ngritën disa raste kundër tij në vende të ndryshme në qytet.

“Ne e kemi arrestuar atë. Detaje të mëtejshme do të publikohen së shpejti,” tha Joel Davis, një zyrtar i policisë në Hyderabad.

Të hënën, Singh publikoi një video në të cilën shihet duke folur në mënyrë nënçmuese për Profetin Muhamed.

Pas kësaj, protestat shpërthyen në pjesë të ndryshme të Hyderabad të hënën mbrëma, ku protestuesit kërkuan veprime ligjore kundër tij.

Kohët e fundit, Nupur Sharma, një zëdhënës i BJP, bëri komente fyese për Profetin Muhamed gjatë një debati televiziv, i cili tërhoqi dënimin në Indi dhe botën islame. Komentet u dënuan nga qeveria indiane dhe partia që e pezulloi atë.

Një tjetër zëdhënës i BJP, Naveen Kumal Jindal, u përjashtua nga partia për komente në mediat sociale në mbështetje të Sharma dhe kundër Islamit. Pas deklaratave të tyre, në mbarë vendin u mbajtën protesta masive. /tesheshi.com/

 

 

You may also like