Arrestohet një person për sulm seksual në Shtërpcë

by admin
Spread the love

Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale
ePolicisë në Ferizaj, dje me datë 14.04.2022 rreth orës 13:50 ka pranuar një
informacion se në fshatin Gotovushë të Shtërpcës kishte ndodhur një rast i sulmit
seksual.

Në lidhje me këtë, policia e rendit fillimisht,  ka marr veprimet e nevojshme dhe ka identifikuar
personin e dyshuar A.H ( M/K) i moshës 50 vjeçar dhe vendin e ndodhjes së tij, e
më pas e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe në rast janë kyçur
Sektori Rajonal i Hetimeve.

I njëjti, dyshohet se të njëjtën ditë rreth orës
09:00 në fshatin Gotovushë kishte ndaluar automjetin e tij dhe kishte marr
viktimën J.V ( F/K) e moshës  25 vjeçare,
të cilën gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht.

Pas intervistimit të hetuesve rajonal , në prezencë edhe të avokatit mbrojtës , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore , ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Sulm seksual’’.

You may also like