Arrestohet një person nga Likova, i sekuestrohet marihuanë dhe fara kanabisi

by admin
Spread the love





SPB-ja e Kumanovës bën me dije se mëngjesin e sotëm zyrtarët policorë të Komanovës kanë privuar nga liria shtetasin R.I.(20) nga fshati Llojanë, Likovë, pasi personit në fjalë gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë në banesën e tij i janë sekuestruar fara kanabisi dhe marihuanë.
“Sot (14.03.2023) në ora 10:45, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale – Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme kanë privuar R.I.(20) nga fshati Llojanë, Likovë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan fara marihuanë dhe kanabis. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.







Artikulli paraprakPronari i Facebook-ut do t’i largojë nga puna 10,000 punonjës




You may also like