Arrestohet një person në Jarinje, dyshohet për krim të organizuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një person është prangosur në pikën kufitare në Jarinjë.

Sipas njoftimit të policisë, M.J, dyshohet për disa veprat penale si: krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.

“Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kufitar Jarinje,  është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore. Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Sipas portalit serb në Kosovë, Kosovo-Online raportohet se i dyshuari i takon komunitetit serb dhe është ish-polic/ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like