Arrestohet një person në Fushë Kosovë, pasi e dhunoi dhe e shantazhoi një grua

by admin
Spread the love

Është arrestuar një person në Fushë Kosovës, pasi dyshohet se e ka dhunuar dhe e ka shantazhuar një grua me të cilën ishte njohur para disa muajsh.

Sipas policisë, dhunimi ka ndodhur në një shtëpi të pabanuar, ndërkaq i dyshuari shpesh e kishte detyruar viktimën t’i jepte para.

Viktima  femër kosovare ka raportuar se në një shtëpi të pabanuar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte njohur disa muaj më parë. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosur dhe shantazhuar në forma të ndryshme, e njëjta po ashtu ishte detyruar t’i japë para disa herë në shuma të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.

Pas punës intensive operative dhe hetimore i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like