Arrestohet një person, bastisje në Tetovë, gjendet kokainë dhe municion

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje (03.01.2023) rreth orës 12:40 në Trebosh të Tetovës, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 58-vjeçarin Z.L nga ky fshat.

Siç thonë nga MPB, gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, janë gjetur kokainë dhe tetë fishekë për një pushkë gjuetie të kalibrit 12 mm.

“Ai është ndaluar në Stacionin Policor në Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojnë parashtresat nga neni 215 dhe neni 396 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.


You may also like