Arrestohet një i dyshuar për trafikim me narkotikë

by admin
Spread the love

Është arrestuar një person i dyshuar për trafikim me narkotikë.

Policia njofton se lëndët narkotike i janë gjetur të dyshuarit në veturë.

“Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, nën dyshimin se një i dyshuar merret me trafikim me lëndë narkotike, sot, më 20.08.2022, në ora 12:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), kanë ndalur një veturë, pasi dyshoje se më të po kryhej bartje e lëndëve narkotike”, thuhet në komunikatën për media.

Policia bëri të ditur se gjatë kontrollit të veturës në bagazh, te rrota rezervë,  kanë  hasur gjashtë paketime me substancë narkotike të cilat dyshohet të jenë të llojit heroinë, përcjell Klankosova.tv.

“Policia duke zbatuar procedurat, në koordinim me organet e drejtësisë, ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit: I.B., (viti i lindjes 1977). Gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e ndaluar. I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”. Me aktvendim nga prokurori të njëjtit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, thuhet tutje në komunikatën e policisë.

 

You may also like