Arrestohet një 27-vjeçar në Ferizaj, e merr me forcë ish-gruan nga shtëpia e familjes së saj

by admin
Spread the love

Një 27-vjeçar është arrestuar të shtunën, rreth orës 12, pasi i njëjti dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e familjes së ish-bashkëshortes dhe e ka marrë atë me dhunë.

Nëna e vajzës kishte raportuar rastin në polici një ditë më parë, ku tha se ish-dhëndri i saj, ishte futur me dhunë në shtëpi ku kishte demoluar orenditë dhe kishte marrë vajzën e saj (ish-gruan e tij) me forcë, nga ku ishin larguar në drejtim të panjohur.

“Policia e stacionit në Ferizaj, me datën 02.09.2022 rreth orës 21:40 ka pranuar një informacion se në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt është një rast, fillimisht i cilësuar “Shtrëngim, sulm dhe dëmtimit i pronës” Ankuesja N.A. (F/K) e moshës 42-vjeçare ka raportuar në polici se personi V.N. (M/K) i moshës 27-vjeçare, ish-dhëndëri i saj, kishte shkuar në shtëpinë e saj, fillimisht kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë e pastaj me forcë ka marrë vajzën e ankueses M.A. (F/K) e moshës 21-vjeçare , ish-bashkëshorten e tij dhe kishte vazhduar në drejtim të panjohur”.

“Njësitet e Policisë Rajonale të Ferizajt të koordinuara, pas një pune intensive hetimore, sot rreth orës 12:00 kanë identifikuar të dyshuarin V.N.  dhe vendin e ndodhjes së tij, të cilin më pas e kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë , ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunim, sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

You may also like