Arrestohet kumanovarja e dyshuar për vjedhje

by admin
Spread the love





Një 24-vjeçare nga Kumanova është arrestuar mbrëmjen e djeshme nën dyshimin se me datë 7 të këtij muaji ka vjedhur para nga një pronë private.

“Më 16.03.2023, në ora 22:30, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë ndaluar M.Z.(24) nga Kumanova. Ajo dyshohet se më 07.03.2023 ka hyrë në një pronë private në rrugën “100” në Kumanovë dhe ka marrë para.

M.Z. është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.







Artikulli paraprakAlmeda Abazi shtrihet në spital




You may also like