Arrestohet gruaja që kurdisi mbështetjen popullore për Kurzin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Autoritetet austriake kanë kryer arrestimin e parë në kuadër të hetimit për korrupsion që e rrëzoi nga pushteti kancelarin, Sebastian Kurz.

Mediat lokale raportojnë se është arrestuar një grua e dyshuar për shkatërrimin e dëshmive. Skandali i fundit lidhet me dyshimet për kurdisje të rezultateve në anketat e paguara me para të taksapaguesve austriakë, që besohet që përfunduan në konton e një tabloidi që botonte shkrime pozitive për Qeverinë e Kurzit. Autoritetet kanë bërë të ditur se gruaja e arrestuar ishte pjesë e kompanisë që kreu anketimet. Ajo akuzohet se ka fshirë të dhënat nga një hard-disk në kompjuterin e saj para arrestimit, raporton gazeta “Der Standard”.

Ndërkohë, në kuvend është zhvilluar debat i nxehtë, me ç’rast kancelari i ri, Aleksandër Schallenberg, e ka hedhur përtokë dokumentin zyrtar për bastisje të shtëpisë në paraqitjen e parë para Parlamentit. Schallenbergu ka konfirmuar edhe njëherë se do të bashkëpunojë ngushtësisht me Kurzin, i cili do të jetë shef i grupit parlamentar të partisë OVP.

Opozita edhe mbrëmë e ka akuzuar Schellenbergun se do të jetë kukull e Kurzit dhe se ish-kancelari do të jetë shefi i vërtetë i Qeverisë.

Kurzi ka dhënë dorëheqje të shtunën mbrëma, vetëm pas kushtëzimit të të Gjelbërve me vazhdimin e qeverisjes.

You may also like