Arrestohet aktori i njohur, akuzohet për biseda intime me një të mitur

by admin
Spread the love

Aktori i njohur  Joseph Gatt   – i cili është shfaqur në episodet e “Game of Thrones” – është arrestuar gjatë këtij muaji pasi dyshohet se ka pasur biseda intime në internet me një të mitur në një shtet tjetër.

Policia ka njoftuar se Departamenti për të mitur nga Grupi Operativ për krimet në internet ndaj fëmijëve, ka lëshuar një urdhër kontrolli për shtëpinë e 50-vjeçarit.

Më pas ai u arrestua me një urdhër të prokurorisë.

Në deklaratë thuhet se policia kishte marrë informacion se Gatt, dyshohet se ishte përfshirë në biseda tepër intime në internet me një të mitur.

Hetuesit janë në kërkim të identifikimit të viktimave të tjera të mundshme dhe ka kërkuar nga kushdo që ka më shumë informacion ta kontaktojë policinë.

Gatt u lirua me garanci prej 5.000 dollarësh disa orë më vonë, ndërsa akuzat i ka quajtur “absolutisht të tmerrshme dhe plotësisht të pavërteta”.


You may also like