Arrestohet 65 vjeçari nga Tetova – u kap me para false – Shqip

by admin
Spread the love

Një 65 vjeçar nga Sllatina e Tetovës është arrestuae sot nga policia pasi dyshohet se ka “punuar” me para false. Tek ai janë gjetur sasi e madhe e monedhave të huaja dhe vendase, përcjell KlanM.

“Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë në bashkëpunim dhe koordinim me Inspektoratin Devizor të Ministrisë së Financave, sot (14- korrik) rreth orës 12:00, në rrugën “Kuzman Josifoski-Pitu” në Tetovë, kanë privuar nga liria 65-vjeçarin A.Sh. nga Sllatina e Tetovës. Ai dyshohet për “grumbullim ose pagesë të paligjshme në para të huaja efektive” dhe “shitje ose blerje të paautorizuar të parave të huaja në të holla dhe mjeteve pagesore dhe çeqeve”, të dënueshme sipas neneve 54 dhe 55 të Ligjit për veprimtarinë devizore. Gjatë kontrollit të kryer në automjetin e tij “Fiat Panda” me targa regjistrimi të Tetovës dhe bastisjes në banesën e tij të kryer me urdhër të gjykatës dhe tek ai janë gjetur: 5.815.150 denarë, 28.575 euro, 1.320 franga, 1.000. dollarë dhe 5 monedha ari paund. Paratë, lira e artë dhe automjeti me vërtetim janë konfiskuar kurse A.Sh është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

You may also like