Arrestohet 47-vjeçari nga Shkupi, u kap duke transportuar emigrantë

by admin
Spread the love





MPB bën të ditur se mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar një 47-vjeçar nga Shkupi pasi i njëjti u kap duke transportuar emigrantë, përcjell TV21.

“Me datë 02.03.2023 në ora 21:20 në afërsi të Krivollakut, zyrtarë policorë nga Departamenti policor për mbikëqyrje kufitare “Mihajllovë” kanë privuar B.G.(47) nga fshati Vollkovë, Shkup. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur 6 emigrantë (3 nga Pakistani, 2 nga Siria dhe 1 nga Egjipti). Më herët, në orën 20:30, automjeti është vërejtur në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, por nuk është ndalur në shenjën e ndalimit. Pasi kanë arritur në Krivollak, shoferi dhe emigrantët kanë tentuar të largohen me vrap, por janë kapur”, thonë nga MPB.







Artikulli paraprakFIFA planifikon të kthejë planin për të pasur grupe me tre ekipe në Kupën e Botës më 2026
Artikulli tjetërSergio Busquets thyen rekordin e paraqitjeve në El Clasico, lë pas Messin dhe Ramosin




You may also like