Arrestohet 38 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për sjellje agresive

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 38 vjeçarin i cili ishte denoncuar nga nëna e tij për sjellje agresive.
“Mbrëmë (13-shkurt) rreth orës 03:30 në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të punëve të brendshme Gostivar kanë arrestuar 38-vjeçarin J.B. nga Gostivari, i cili më parë ishte raportuar nga nëna e tij 59-vjeçare se ai sillej në mënyrë agresive në shtëpinë e tyre dhe kishte dëmtuar shtëpinë. Ai me sjelljen agresive ka vazhduar edhe pas arrestimit. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin Policor të Gostivarit për zbardhje të plotë të rastit, pas çka do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING



You may also like