Arrestohet 28-vjeçari për vjedhje të parave në Tetovë – Shqip

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë sitës së djeshme kanë arrestuar një 28-vjeçar nga Tetova pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur para.

“Me datë 22.01.2023 në ora 10:45 para një lokali hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin K.V. (28) nga Tetova. Ai dyshohet se ka marrë para nga portofoli i një personi në lokalin hotelierik. Paratë e vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzimi përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.

You may also like