Arrestohet 23 vjeçari nga Studeniçani – transportonte emigrantë nga Siria – Shqip

by admin
Spread the love

Të premten rreth orë 17 në afërsi të fshatit Kosturnik në Kumanovë, zyrtarë policorë kanë arrestuar 23 vjeçarin B.M nga fshati Vërtekicë i Studeniçanit. Gjatë kontrollit, në automjetin tip Volkswagen Bora me targa të Velesit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur 12 emigrantë nga Siria, katër prej tyre të mitur, përcjell KlanM.

“Përkatësisht, rreth orës 16:35 në afërsi të stacionit të pagesës Romanovcë afër Kumanovës, zyrtarët policorë kanë bërë shenjë që vetura të ndalet, por vetura ka vazhduar të lëvizë. Vetura është ndalur në afërsi të fshatit Kosturnik, pas së cilës B.M ka tentuar të arratiset, por është kapur menjëherë dhe i është arrestuar. B.M dhe emigrantët i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raport përkatës”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

You may also like