Arrestohen tre persona nga Studeniçani, kryenin vjedhje në Kumanovë

by admin
Spread the love




Policia ka arrestuar tre  persona nga Studeniçani pasi ata në shkurt të këtij viti kryen një vjedhje të madhe në Kumanovë, ku një personi I morën  3.745.000 denarë në valuta të ndryshme. “Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se është kryer vepra penale “grabitje”, është parashtruar kallëzim penal kundër M.R.(25), S.R.(28) dhe Sh.R.(19), të gjithë nga fshati Studeniçan. Gjithashtu, në vazhdën e aktiviteteve, punonjësit e policisë kanë kontrolluar katër lokacione në banesat e tre personave, gjatë të cilave janë gjetur objekte me origjinë nga krimi”, thuhet në komunikatën e ministrisë së brendshme. Personave u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.


You may also like