Arrest shtëpiak për Bekim Nezirin

by admin
Spread the love

Këshilli i Gjykatës Penale në Shkup e ka pranuar ankesën e Prokurorisë kundër vendimit të parë të gjykatës, i cili ditë më parë caktoi masë mbikëqyrëse për Bekim Nezirin, pas ngjarjeve në M-NAV.

Sot, pesë anëtarët e Këshillit gjyqësor, pas dëgjimit të palës mbrojtëse të Nezirit dhe Prokurorisë, kanë vendosur që Bekim Nezirit dhe të dyshuarve tjerë në incidentin në M-NAV, t’iu shqiptohet arrest shtëpiak.

Nga pala mbrojtëse mendojnë se ky vendim është rezultat i presionit publik nga disa qarqe të caktuara, e jo rezultat i gjendjes faktike. /SHENJA/

MARKETING



You may also like