Arratisjet nga burgu – skenare të LSDM-së për incidente?! – Shqip

by admin
Spread the love

MOS SANKSIONIMI NGRE DYSHIME PËR LËSHIME SISTEMATIKE

Brenda një muaji, së paku tri arratisje nga burgu ndodhën në territorin e Shkupit. Alarmi, sic njofton KlanM, vjen nga VMRO-DPMNE-ja, duke potencuar lidhjet e mundshme midis të arratisurve dhe LSDM-së duke thënë se heshtja dhe mossanksionimi ngrejnë dyshime për lëshime sistematike.

“Vallë arratisjet e njerëzve, anëtar të LSDM-së, me fotoalbum me gjysmën e Qeverisë, Presidentin dhe gjithë udhëheqësinë e LSDM-së, si dhe të ish-policit dhe narkodilerit, të dy nga Burgu I Shutkës, që kaloi pa përgjegjësi publike ose sanksione, nuk janë lëshime të qëllimshme, për interesa të ngushta partiake të LSDM-së, a janë arratisur që ndoshta të shkaktojnë, inskenojnë ose të organizojnë incidente më 4 Shkurt? A janë arratisjet nga burgu, skenar I LSDM-së për incidente ku do të përfitojë LSDM-ja në dëm të Maqedonisë?” – tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

Akuzat e opozitës maqedonase se arratisjet nga burgu janë skenare të LSDM-së për incidente, sic njofton KlanM, vijnë në kohën e tensioneve në rritje në raportet Shkup-Sofje dhe në prag të shënimit të ditëlindjes së Goce Dellcevit. Pavarësisht zotimeve të dy Ministrave të Brendshëm të RMV-së dhe Bullgarisë se nuk do të lejojnë incidente, ato nuk përjashtohen më 4 Shkurt, vecanërisht pas paralajmërimeve për ardhje të organizuar të bullgarëve në Shkup, por edhe paralajmërimeve për roje gjatë gjithë ditës në varrin e Goce Dellcevit nga ana e Institutit Patriotik të VMRO-DPMNE-së. /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like