Arratisjet nga Burgu: RMV-ja rekordere Evropiane

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut, bindshëm është e para në Evropë, sipas numrit të të burgosurve që arratisen nga burgu. Sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli i Evropës, sic njofton KlanM, në RMV në 10.000 të burgosur arratisen nga 691.

Në këtë listë e dyta renditet Holanda, me statistikë për dyfish më të mirë se vendi ynë – respektivisht me 315 të arratisur në 10.000 të burgosur. Në vendin e tretë, sic përcjell KlanM, renditet Zvicra me 284 arratisje.

Është interesant fakti se disa vende aspak nuk ka njoftuar për raste të arratisjes nga burgu, kurse në mesin e tyre janë Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia dhe Qiproja.

Të dhënat, sic njofton KlanM, janë nga Statistika Vjetore e dënimeve që publikohet nga Këshilli i Evropës.

You may also like