‘Arratisja romantike’ e Edon Zhegrovës

by admin
Spread the love

Rreth tre vite më parë u bë publik lajmi i romancës së Edon Zhegrovës.

Ai atëbotë nisi lidhjen e dashurisë me të dashurën e tij, Elsën. Përkundër se u përfol sa i përket ulje-ngritjeve në raportin e tyre, gjërat po shkojnë për mrekulli.

Në privatësi të plotë, larg vëmendjes së përditshme të medias, ata së fundmi kanë bërë një “arratisje romantike” drejt Amsterdamit.

Kjo as nuk do të kuptohej po të mos ishin postimet nga i njëjti vend, ndonëse jo bashkë, të Edonit dhe Elsës.

Prive.al ka arritur të sigurojë postimin nga i njëjti vend në profilin (goxha privat) të Elsës.

Kalofshin bukur!


You may also like