Armëpushimi që ra ende pa nisur, ukrainasit detyrohen të strehohen ku të munden

by admin
Spread the love

Pushtimi rus në Ukrainë kanë hyrë në ditën e dhjetë. Qindra civilë janë vrarë deri më tani si pasojë e sulmeve të pandërprera. Palët ukrainase dhe ajo ruse kanë zhvilluar deri më tani dy runde bisedimesh por pa ndonjë marrëveshje konkrete. Pritet që së shpejti të zhvillohet edhe rundi i tretë.

Një armëpushim i arritur mes Rusisë dhe Ukrainës, për të lejuar civilët të evakuohen nga dy qytete juglindore të Ukrainës, është shkelur, vetëm disa orë pasi u njoftua.

Qyteti kryesor port i Mariupolit dhe qyteti më i vogël i Volnovakha, janë nën granatime jashtëzakonisht të rënda për disa ditë.

Por e shtuna filloi me një notë më pozitive, me njoftimin se civilët do të lejoheshin të largoheshin përgjatë rrugëve të dakorduara midis orëve 09:00 – 16:00 me kohën lokale. Një armëpushim duhej të ishte në fuqi në të njëjtën kohë.

Megjithatë, jo shumë kohë pasi filloi, pala ukrainase akuzoi trupat ruse se kanë përfituar nga armëpushimi për të avancuar pozicionet e tyre.

Pastaj pati raportime për luftime rreth qytetit të Orikhiv, i cili është në rrugën e daljes nga Mariupol.

Më pas, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit dhe banorë të qytetit deklaruar se forcat ruse ende po bombardonin zonën.

Më në fund, këshilli i qytetit të Mariupolit njoftoi se evakuimi i civilëve ishte shtyrë sepse siguria e tyre nuk mund të garantohej më, për shkak të sulmeve të vazhdueshme.

Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se armëpushimi u prish pasi “nacionalistët” ukrainas qëlluan mbi trupat e saj.

You may also like