Armand Duka zgjidhet kryetar i Komisionit të Medias në UEFA, rikonfirmohet në postin e Nënkryetarit të Komitetit HatTrick

by admin
Spread the love

Presidenti i FSHF-së Armand Duka është zgjedhur në postin e Kryetarit të Komisionit të Medias në UEFA, në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Nion të Zvicrës.

Po ashtu, Duka u rikonfirmua në postin e Nënkryetarit të Komitetit HatTrick, një prej organeve më të rëndësishme në qeverinë e futbollit europian.

Në këtë mbledhje, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori vendimin që stadiumi “José Alvalade” i Lisbonës të presë finalen e UEFA Champions League për femra në vitin 2025.

Stadiumi “Agia Sofia” në Athinë dhe Wrocław (WKS Śląsk Wrocław) do të presin finalet e UEFA Europa Conference League në vitet 2024 dhe 2025, respektivisht.

Komiteti Ekzekutiv zgjodhi Poloninë si mikpritëse të Kampionatit Evropian të UEFA-s për Femra U-19 në 2025.


Top Channel

You may also like