Arlind Beqiri 20 vjeçari që duket dhe këndon identik si Sabri Fejzullahu

by admin
Spread the love

Në jetë është serioz, madje studion për “Shkenca Politike”, por brenda vetës ka shumë talent dhe dëshirën e madhe për ti bërë njerëzit të qeshin.

Arlind Beqiri është 20 vjeçari që po e habitë publikun me ngjashmërinë identike që ka me legjenden e muzikës, avangardin e dikurshëm – Sabri Fejzullahu.

Në pamje, Arlind Beqiri është kopja e përsosur e Sabri Fejzullahut kur ishte i ri, e sikur të mos mjaftonte kjo, ai këndon krejt si yllini skenës sonë, shkruan “Kosovarja”.

Videot dhe fotot e të riut që ngjanë me Fjezullahun, fillimisht janë bërë publike në rrjete sociale, e më pas ai pati një paraqitje televizive në “Studio A” me Adelina Hasani, e cila e quajti Arlindin “Sabri Fejzullahu Junior”.

Arlind Beqiri tha se gjithçka çfarë bënë sa i përket imitimeve, ka të bëjë vetëm me dëshirën për ti parë njerëzit duke qeshur. /Kosovarja/

 


You may also like