Arktiku do të jetë det pa akull pas më pak se 10 vitesh

by admin
Spread the love

Arktiku mund të jetë det afërsisht një dekadë më herët se sa ishte parashikuar, paralajmërojnë shkencëtarët. Një tjetër shenjë e qartë se kriza klimatike po ndodh më shpejt se sa pritej.

Një studim i ri i botuar të martën në revistën Nature Communications zbuloi se akulli i detit Arktik mund të zhduket plotësisht që në fillim të viteve 2030.

Studiuesit analizuan ndryshimet nga viti 1979 në 2019, duke krahasuar të dhëna të ndryshme satelitore dhe modele klimatike për të vlerësuar se si po ndryshonte akulli i detit Arktik.

Studiuesit zbuluan se rënia e akullit të detit ishte kryesisht rezultat i ndotjes së shkaktuar nga njeriu dhe ngrohjes së planetit dhe modelet e mëparshme kishin nënvlerësuar tendencat e shkrirjes së akullit të detit Arktik.

“Ne u befasuam kur zbuluam se një verë në të ardhmen do kemi një Arktik pa akull, pavarësisht nga përpjekjet tona për të reduktuar emetimet”, thotë Seung-Ki Min, autori kryesor i studimit.

Artikulli paraprakA do të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Europë?

You may also like