Arjan Curri parashikon se çfarë do të ndodh me Berishën nëse nuk merr pjesë në zgjedhjet e 6 marsit

by admin
Spread the love

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit janë një provë e fortë për PD-në e Berishës. Por, për këtë grupim politik, sfida para hyrjes në zgjedhje, pavarësisht se zgjodhi i pari të 6 kandidatët për kryetarë bashkie, mbetet certifikimi nga KQZ-ja në një koalicion krah LSI-së dhe PDK-së.

Në studion e lajmeve të MCN TV, analisti Arjan Curri tha se gjasat janë që KQZ-ja të rrëzojë kërkesën e tyre. Nëse PD-ja e Berishës nuk arrin të futet në këto zgjedhje, sipas Currit, do të vijë duke u fikur derisa të zhduket tërësisht.

“Kjo PD e Shqipërisë e drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit është vetëm në zemrën dhe mendjen e berishianëve. Mund të kishin bërë një lojë, të linin LSI-së si koperturë. Sipas meje, kërkesa do të rrëzohet brenda 24 orëve. Nëse këmbëngulin në këtë kërkesë, nuk do jenë pjesë e zgjedhjeve. Lëvizja e Berishës dhe foltorja nëse nuk matet në këto zgjedhje do të vijë duke u fikur derisa të vdesë. Moshyrja e foltores në zgjedhje do të ishte vdekja e saj”, tha Arjan Curri.

Sa u takon gjasave të Bashës për t’u bërë kryeministër, Curri tha se ato janë pothuajse zero të paktën deri në vitin 2030.

“Kryeministër nuk e shoh vetëm nëse ndodhin një sërë mrekullish, siç i kanë ndodhur. Por mrekullitë në seri nuk ndodhin as në librat e shenjtë. Mendoj se kjo është mrekullia e fundit që i ndodh Bashës. Kryeministër nuk e shoh të paktën deri në vitin 2030”, u shpreh Curri.

You may also like