Arjan Çani i bën thirrjen e papritur opozitës: Të ngrejë alarmin në Bruksel dhe Uashington

by admin
Spread the love

Gazetari Arian Çani ka komentuar sulmet kibernetike në Shqipëri, si dhe lidhjen e policisë me krimin. I ftuar në një emision, Çani u shpreh se tashmë qytetarët e dinë se çfarë ndodh në radhët e policisë.

Sipas tij, nuk është me rëndësi se kush e ka bërë sulmin por të dhënat që dolën nga sulmi, që sipas Çanit treguan se Policia e Shtetit është një polici me perceptime politike.

Gazetari i bëri thirrje opozitës që të ngrejë alarmin alarmin në zyrat e Brukselit dhe Uashingtonit për skandalet.

“Njerëzit e dinë, janë një hap përpara ndërgjegjësimit. Ai votues që deri tani ka menduar se ato që thotë Rama apo kryepolici janë të vërteta, tani e kuptojnë që realiteti është tjetër.

Nga një anë duhet ta shohim si pozitive këtë edhe pse dëmet mund të jenë të mëdha. Me këto që po dalin duket se kemi një përdorje të paparë të policisë ndaj atyre që s’janë me regjimin.

Kjo është një provë tjetër që Policia e Shtetit vazhdon dhe mbetet një polici me perceptime totalisht politike.

Opozita duhet të ngrejë alarmin në zyrat e Brukselit dhe Uashingtonit për këtë gjë. S’ka rëndësi kush bëri sulme kibernetike, por puna është çfarë del nga këto hakerime”, tha Çani.

You may also like