Ariu sulmon zbutësin e tij – Shqip

by admin
Spread the love

Ndjekësit e cirkut në Kinë përjetuan momente tmerri kur panë një ari të sulmonte papritur zbutësin e tij.

Në videon e postuar në platformat e mediave sociale kineze, ariu i quajtur Xiong Xiong shihet teksa sulmon zbutësin, duke e hedhur në dysheme dhe duke e kafshuar.

Sipas mediave lokale u deshën gjithsej gjashtë persona për të shpëtuar zbutësin nga sulmi i ariut përpara se ta kthenin në kafaz.

Sidoqoftë, komentuesit shprehën shqetësimin e tyre për kushtet e jetesës së ariut, duke shkruar ndër të tjera: “Ai është shumë e hutuar. Nuk mund ta imagjinoj abuzimin që  ka pësuar”, “u jepni fund shfaqjeve me kafshë tani, ata janë kaq të trishtuar për t’i parë”, “nuk duhet të ketë shfaqje të tilla”.

Ariu që sulmoi zbutësin i përket species Ursus thibetanus dhe jeton në Azi duke arritur një peshë mbi 120 kg. /tesheshi.com/

You may also like