Argjend Fetahu zgjedhet kryetar i degës së AKB-së në Gjakovë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve , z. Agim Shahini me bashkëpunëtorë, ka qëndruar sot në Gjakovë , ku u mbajt Kuvendi i VIII Zgjedhor në regjionin e Gjakovës.

Me këtë rast z.Shahini falenderoj pjesmarrjen e 50 bizneseve të Gjakovës në këtë kuvend zgjedhor që të bëheni pjesë e vendimmarrjesë të AKB-ës.

Aleanca jonë sot është një shtëpi që u ndërtua nga të gjithë më 20 viteve të ekzistencës së saj, fal jush qe jeni të ulur në këtë sallë dhe shumë të tjerë që nuk janë këtu , për punën e AKB besoj që flasin veprat dhe aktivitet që i kemi berë plotë 20 vite!

“Ne AKB-ja jemi optimistë për të ardhmen tonë. Ne e dimë që planet tona do të ecin perpara, shpresat nuk do të shuhen, ëndrrat do të realizohen. E sotmja është në duart tona dhe atë do ta ndërtojmë së bashku. Kështu siç jemi edhe në këtë kuvend zgjedhor. Andaj, Ju ftoj të gjithë juve dhe strukturave të reja që të plotësojmë njëri-tjetrin aty ku mundemi e së bashku të punojmë për zhvillimin ekonomikë në Republikën e Kosovës. Dilema rreth të ardhmes tonë nuk ka. Këtë do ta bëjmë së bashku, të gjithë bashkë, nën vizionin dhe logon e Aleancës Kosovare të Bizneseve”, theksoi Shahini.

Kryetari i Degës AKB-së Argjend Ferahu i përshendeti te pranishmit dhe njeherit i falemnderoj per mbeshtetjen e vazhdueshme në mbeshtetje të AKB dhe mua si kryetar i degës. Jemi munduar të japim kontribut ne mbeshtetje te prodhueseve , bizneseve, investitorve dhe në zhvillimin ekonomik lokal dhe nivel qendror.

Kujtim Dula, në fjalë rasti i pershendeti musafiret, kryetarin Shahini dhe gjithë të pranishmit, i përgezoj për punën, projektet, iniciativat dhe panairet qe i organizoni.

Delegatet në menyrë unanime ri zgjedh kryetar të degës Argjend Fetahu më mandat 4 vjeqar, ndërsa nënkryetar u zgjodh Visar Podrimja , u votuan edhe kryesia e degës dhe 10 delegatet për nivelin qëndror zgjedhor të AKB-së.

​Kryetari i ri-zgjedhur Fetahu, falënderoi për besimin e dhënë, teksa shtoi se do ta udhëheq AKB-në nivel regjional.

“Ketë nuk po e marr ai privilogj por si obligim sepse na presin shumë punë dhe angazhime të përbashkëta në të mirë të biznesit dhe zhvillimit ekonomik.
Ju uroj, sinqerisht të gjithëve që jeni ulur në këtë sallë, shëndet të mirë, suksese në gjithçka që secili prej jush ka në këtë jetë! Na priftë e mbara dhe takohemi në aaktivitetet e radhës”, tha në fund Fetahu.

You may also like