Arbenita reagon sërish për rastin me Unikkatilin “Nuk e shita babanë e fëmijës tim tek armiqtë” – Shqip

by admin
Spread the love

Sherri virtual mes modeles Arbenita Ismajli dhe reperit Unikkatil ka marrë sërish vëmendje, këtë herë nga një postim i bërë në ‘Tik Tok’.

Pasi reperi e akuzoi se mesazhet ‘e ngacmimit’ me porosinë e picës ishin modifikuar, Arbenita vërtetoi të kundërtën dhe së fundmi ka ironizuar gjithë situatën me një video, ku shkruan: “Ja si ndihem unë pasi kam shkatërruar egon e një mashkulli”.

Ky postim nuk është pritur mirë nga ndjekësit, të cilët komentojnë se kjo ‘histori’ po zgjatet për vëmendje.

Në disa komente ata shprehen se Arbenita po sillet si një “pick me girl”, një frazë që përdoret për vajzat që duan vëmendje në çdo gjë që bëjnë apo thonë.

Komenti i ka tërhequr vëmendjen Arbenitës, të cilit i ka kthyer përgjigje me ironi duke përmendur dhe Feron: “Po, sepse nuk e shita babain e fëmijës tek armiqtë, patjetër”.

You may also like