Arben Ristani zbulon se pas belgëve, kujt duhet ti jap llogari Basha: Ata e kanë thirrur 5-6 herë

by admin
Spread the love

I ftuar në emisionin Radari Informativ, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Arben Ristani ka folur për marrjen në pyetje e Lulzim Bashës nga prokurorët belgë një ditë më parë në lidhjen me dosjen Toyota Auris. Sipas tij ata kishin dërguar disa thirrje që Basha të paraqitej për të dhënë dëshmi në Belgjikë ndërsa dje kanë paralajmëruar se do ta marrin me forcë nëse nuk shkon në SPAK.

Demokrati gjithashtu tha se Basha nuk shkon dot në SHBA për shkak të dosjes për pastrim parash ku theksoi se ka pasur zhvillime kohët e fundit. Ristani tha se dëshmia që implikon Bashën ka marrë formë zyrtare dhe tashmë hetimet janë drejt përfundimit.

Deklarata e Ristanit:

“Basha është bërë si fëmijët mistrecë që i bien me çokë të tjerët për gabimet që bën. I bie Rama, Berisha, Meta, drejtësia amerikane se nuk shkon dot në Amerikë për çështjen që ka atje. Është e mundshme që të vijnë edhe prokurorë amerikanë për ta marrë në pyetje. Ka pasur një dëshmi të lobuesit të kontraktuar nga Basha që ka marrë 500 mijë dollar në dorë. Në atë kohë nuk ishte dëshmi para trupës gjyqësore. Aktualisht është dëshmi para trupës gjyqësore. Për shkak të hetimeve dëshmia është dhënë edhe para organeve gjyqësore.

Kemi konfirmimin që Basha i ka dhënë këto para. Kjo çështje është në hetim dhe është në përfundim e sipër. Nga ana tjetër është hetimi i prokurorëve belgë. Pavarësisht se nuk merr një jehonë të plotë në media, Bashën e kanë thirrur 5-6 herë. Ata kanë kërkuar thirrjen me forcë në Shqipëri. Ka një numër të shumtë thirrjes ndaj Bashës para se të vijmë tek e djeshmja. Drejtësia vepron me letërporosi. I porositi kolegët e vet në shtetin tjetër dhe i thotë për llogarinë time ndiqni këtë. Pse nuk vepruan me letërporosi? Pse u detyruan të vijnë vetë. Pas shumë thirrjesh ata kanë kërkuar edhe thirrjen me forcë. Dhe dje erdhën edhe vetë”, u shpreh ai.

You may also like