Arben Derhemi konfirmon rifillimin e ‘Njerëz dhe Fate’, publikon foton krah Enit dhe dajës

by admin
Spread the love

Disa javë më parë, aktori i njohur shqiptar i serialit “Njerëz dhe Fate”, Arben Derhemi njoftoi se kjo telenovelë do të rikthehej sërish për të gjithë publikun e apasionuar shqiptar. Ai publikoi një foto me aktorin e madh, Robert Ndrenika, ku shkruante se e deklaronte rifillimin e këtij seriali.

“Sot e deklaroj rifillimin e serialit ‘Njerëz dhe fate’. Është gati”- shkruante pak javë më parë në një postim të hedhur në rrjete sociale aktori i madh. Ndërkaq, ditën e sotme, vetë Arbeni, i njohur nga shumë shqiptarë me emrin “Flori”, që i ka mbetur pikërisht nga ky serial bëri një tjetër postim që ka nxitur më shumë dyshimet.

Derhemi ndau një foto tjetër me ndjekësit e tij, ku shfaqet në krah me aktorët që luajtën motrën e tij të vogël (Eni Janin) dhe dajën (Alfred Trebicka) duke shkruar:” Gjithçka është ok…përgatitjet vazhdojnë”. Një postim që është pritur shumë mirë nga ndjekësit e serialit, të cilët po shpresojnë se këto postime të Arben Derhemit janë të vërteta.

“Njerëz dhe fate” është telenovela e parë shqiptare, që është shfaqur në ekranet shqiptare në vitet 2002-2003 dhe pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës.

You may also like