Arbana sqaron njëherë e mirë: Nuk ka asnjë konflikt, i jemi mirënjohës të gjithëve veçanërisht Donaldit

by admin
Spread the love

Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë mbi gjithë zhurmën online për një konflikt të mundshëm mes saj ose produksionit të BBV dhe Donald Veshajt. Moderatorja dhe autorja e reality show-t ka zbuluar se nuk ka asnjë konflikt dhe i janë mirënjohës Donaldit për gjithë emocionet që dha në 4 muaj BBV.

“Po shoh që në mediat online të etura për klikime po keqpërdoret çdo deklaratë, status, koment i bërë nga Produksioni i Big Brother Vip duke i konsideruar “kunja” dhe insinuar njē konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndonjëherë. Unë dhe Top Channel i jemi falenderues dhe mirënjohës çdo konkurenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit, i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm “kundër” nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do jenë ndonjëherë”, ka shkruar Arbana./revistawho.com

You may also like