Arbana ble fustanin për çmimin marramendës. Nuk do ta besoni sa ka kushtuar (FOTO)

by admin
Spread the love

Filmi “Sofia” që mban vulën e regjisorit të njohur shqiptar, Eduart Grishaj pati premierën një natë më parë, duke u prezantuar për herë të parë te dhjetëra personazhë të njohur të botës rozë shqiptare, e jo vetëm. Sigurisht që në këtë premierë ishin të ftuar edhe familjarë të Eduartit, e sigurisht nuk mund të mungonte as njeriu i tij i zemrës, moderatorja e njohur, Arbana Osmani.

Prezantuesja shqiptare, e cila ka qenë një nga promovueset më të mëdha të filmit të realizuar nga partneri i saj, Eduarti, u shfaq shumë e qeshur krah tij, teksa kjo duket edhe nga fotot e publikuara në rrjete sociale. Arbana ishte veshur mjaft elegante dhe shumë fine, me një fustan të zi e të gjatë të një nga markave më të njohura “Saint-Laurent”, pjesë e koleksionit Fall ‘22 i fustaneve të mbrëmjes.

Fustani i zi me rrudha kishte edhe një lule lejla kadife në pjesën e bustit, teksa çmimi i tij në faqen zyrtare të brandit kushton as më shumë e as më pak, por 4400 dollarë. Një fustan vërtetë i denjë për një mbrëmje të tillë, ku sigurisht eleganca është ajo që duhet të mbizotërojë. E kur punon shumë e pa ndalim, as gjërat e shtrenjta për veten nuk duhen kursyer! Prandaj, ta gëzosh Arbana!

Kujtojmë që Eduarti dhe Arbana u bënë sërish prindër para pak javësh. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin Zoi.

You may also like